Haziri: Letra i është adresuar kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim të mërkurën ose të enjten për të diskutuar për formimin e institucioneve Kuvendit dhe Qeverisë.

“Letra është adresuar Kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet!”, tha Haziri për RTV21.

Ftesa e Kurit drejtuar LDK-së vije pas takimeve që kishte zhvilluar me partitë minoritare jo serbe në objektin e Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ishte ankuar se Serbia po ndërhynë për pengimin e formimit të institucioneve të reja përmes ndikimit te deputetët e partive minoritare jo serbe.