Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë sot se partia e tij nuk do të lejojë kapjen e re të shtetit.
Sipas tij, LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.
Ky reagim i Hazirit vjen pasi nënkryetari i Vetëvendosjes, Bislim Bislimi, sot ka paralajmëruar zhbërjen e vendimeve të Qeverisë na largim.
Postimi i plotë i Hazirit:
“LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është.
Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit.
Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.
Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!.”