Hazard zbulon se ishte pranë transferimit te PSG: Më pëlqente Parisi, por nuk doja të…

Ishte ylli i madh i Chelsea, më pas rënia e ngadaltë te Real Madridi, deri sa Eden Hazard, në moshën 32-vjeçare, vendosi “t’i varë këpucët në gozhdë” dhe të tërhiqej nga futbolli. Tani 34-vjeçar, belgu po shijon kohën e lirë dhe është i apasionuar pas “Tour de France”. Ai dha një intervistë të gjatë në “Zack en roue libre” në Twitch, ku rrëfeu shumë gjëra.

Mes një Champions League, dy “Europa League”, dy Premier League, dy La Liga, një titulli kampion francez dhe shumë trofeve të tjerë të fituar, Hazard zbuloi edhe një detaj të pabesueshëm të merkatos. Gjatë sezonit të tij të fundit me Lille (2011-2012), ish-lojtari i Chelsea mund të kishte shkuar në Paris:

“PSG kishte tentuar, gjithmonë kam mbajtur marrëdhënie të mira me Nasser (Al Khelaifi). Gjatë vitit tim të fundit te Lille shkoja të shikoja ndonjë ndeshje të PSG-së, më pëlqente Parisi…, por thjesht nuk kisha dëshirë të vazhdoja karrierën diku tjetër në Ligue 1. E kisha ndërtuar karrierën time te Lille, ndaj edhe për respekt ndaj njerëzve atje, nuk doja të luaja kundër Lille, të shënoja gola kundër saj. Pra, nuk ishte e përshtatshme”.

The post Hazard zbulon se ishte pranë transferimit te PSG: Më pëlqente Parisi, por nuk doja të… appeared first on Telesport.