Haxhiu thotë se Kushtetuesja kaloi kompetencat

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në një konferencë për media, tha se Gjykata Kushtetuese kaloi kompetencat dhe krijoi norma të reja të cilat janë kompetenca të Legjislativit.

“Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që e bën interpretimin e kushtetutës së Kosovës dhe është institucion që është garant i respektimit të kushtetutës dhe disa nga pikat e dispozitivit që tashmë është publik nuk burojnë nga teksti i kushtetutës dhe nuk janë të parashikuar në asnjë nen të Kushtetutës, në asnjë dispozitë të Kushtetutës. Ato përbëjnë krijim të normave të reja, çka është funksion i pushtetit legjislativ por jo edhe i pushtetit interpretues”, tha Haxhiu.

Ajo tha se Kushtetuesja ia ka marrë kompetencat kushtetuese kuvendit kur vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

“Gjykata Kushtetuese thotë tash se votimi duhet të jetë i hapur ku e merr këtë të drejt Gjykata këtë e kanë vetëm deputetët e Kosovës pra Gjykata ua ka grabitur kompetencat kushtetuese në këtë rast Kuvendit të Republikës së Kosovës sepse ata janë autoriteti që vendosin a do të jetë votimi i hapur apo i fshehtë duke qenë se Kushtetua nuk e parasheh këtë e ka konfirmuar edhe në aktgjykimin e vitit 2025”, tha Haxhiu.

Tutje ajo shtoi se “dhe tjetra votimi që të jetë vetëm tri herë për kandidatin e njëjtë”, ku e ka pa Gjykata Kushtetuese këtë”, tha ajo.

Gjykata ka krijuar një normë të re sepse kjo nuk ekziston askund, as në Kushtetutë e as në rregullore te Kuvendit”, shtoi Haxhiu.

The post Haxhiu thotë se Kushtetuesja kaloi kompetencat appeared first on Kosovapost.net.