Tri herë dështoi, e para të katërtës u kujdes të mos prish punë me fjalë.
Madje, pozita të cilën po e synon iu bë për hair qysh në derë.
Veçse brenda kuvendit, Albulena Haxhiu, këtë epitet s’po mbërrin ta marr kurrqysh, meqë 61 vota nuk iu bënë as të premten.
Pritshmëritë e saj me gjasë nuk qenë të mëdha, meqë dështimi i radhës nuk duket t’ia ketë prishur qejfin.
Por, me të dalë, deputetëve që nuk po e mbështesin iu tha se i kanë dy rrugë, o këtë në krye të parlamentit, o të përballen me votime të reja.
Anipse pikërisht emri saj është shkaku i votës kundër tek disa parti, një hap prapa nga Haxhiu për ti hapur rrugë konstituimit nuk shqyrtohet.
Deri tash ministrja e drejtësisë, që subjektet tjera e konsiderojnë të papërshtatshme ndër tjera edhe për gjuhën, në mbledhjen e 5-të të ligjvënësve kishte thënë t’i ketë mbetur hatri për epitetet që ju dhanë.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: