Haxhiu: Sot do të mund të largohej përfaqësuesi i Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit, opozita s’pati guxim

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot përveç zgjedhjes së Kryeparlamentarit, do të mund të bëhej edhe konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia, transmeton KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se Nenad Rashiq do të ishte zgjidhur Nënkryetar i Kuvendit për gjashtë vota më shumë, teksa ka thënë se “opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm.

” Rashiq ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime.

Ajo shpreson që deri të enjten, kur është caktuar seanca e radhës, të ketë reflektim nga partitë opozitare.

“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, ka shkruar Haxhiu.

The post Haxhiu: Sot do të mund të largohej përfaqësuesi i Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit, opozita s’pati guxim appeared first on Kosovapost.net.