Haxhiu shpreh gatishmërinë për të ndihmuar për çështjen e Presidentit

Albulena Haxhiu, është shprehur e hapur që të ndihmojë ‘‘nëse mundet’’ në çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Këto komente, Haxhiu i ka bërë gjatë një takimi që ajo ka zhvilluar me avokatin e Popullitt ë Shqipërisë, Endrit Shabani.

“Tashmë takimet po vazhdojnë ka pasur edhe dje takim, do të ketë edhe ditëve në vijim. Unë jam shumë e hapur që me iu ndihmu nëse mundem në këtë drejtim”, ka deklaruar Haxhiu.