,

Haxhiu: Qeveria Kurti ishte shembull në menaxhimin e pandemisë

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, akuzon ashpër qeverinë Hoti për numrin e madh të rasteve me COVID-19 të cilat kanë përfunduar me fatalitet.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu është shprehur se në kohën e qeverisë Kurti, vendi ishte shembull në menaxhimin e pandemisë, teksa tani radhitet i pari për nga rastet me fatalitet, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Në kohën e Qeverisë Kurti, Kosova ishte shembull në menaxhim të pandemisë ndërsa tani afër 3 muaj prej kohës kur u instalua Qeveria Koti, Kosova renditet e para për nga numri i të vdekurve nga virusi Covid – 19.
Qeverinë jolegjitime që po e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve duhet ta largojmë sa më parë!

Related Posts