Haxhiu pasi dështoi dy herë të bëhet kryeparlamentare: Do të jem sërish unë emri i propozuar

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare, pasi dështoi dy herë të marrë votat për këtë pozitë.

Shkurt, para mediave ajo deklaroi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes.

“Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota…Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Sic e kuptuar, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së.

I përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës, do të jetë emri i njëjtë, faleminderit” – tha ajo, raporton Nacionale.

Në dy votime, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk e votoi për kryeparlamentare, anise edhe vetë ajo kishte deklaruar se i kanë numrat e nevojshëm.