Haxhiu: Nuk bëjmë koalicion me LVV-në, duhet të ndëshkohet

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se nuk do të hyjnë në koalicion me LVV-në në këto zgjedhje, pasi sipas tij, për këto zgjedhje duhet të ndëshkohet partia në pushtet.

“Duhet të ndëshkohesh kur gënjen e mashtron në politikë, jemi ndëshkuar edhe ne, përkundër rezultateve që i kemi pasur. Qytetari ka ditur edhe për dështimet edhe për sukseset tona. Pra, qytetari ka ditur edhe neve të na ndëshkojë për ndonjë aferë dhe skandal”.

“Nuk fiton Albin Kurti. Nëse qytetarët e votojnë sërish, atëherë është diçka anormale në politikë, se qytetarët duhet të përgatiten se ai ka për ta kthyer diktaturën në vend, ka për ta kthyer Kosovën më keq se në kohën e Enver Hoxhës”, deklaroi Haxhiu në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.