Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si u.d e presidentes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu pranoi sot detyrën nga ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se aktiviteti i saj i parë në detyrë do të jetë nesër në ora 10:00, aty ku do të bëjë homazhe në Rezallë.

Nesër shënohet përvjetori i 26-të i masakrës së Rezallës në Skenderaj.

Forcat serbe më 5 prill 1999 ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth. Nga kjo masakër shpëtuan vetëm tre persona.