Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për, siç e ka quajtur ajo, dhunuesin Valon Syla, por ndalim të afrimit te vendi apo personi i caktuar, përkatësisht viktima, transmeton KosovaPost.
“Mjafton të dalësh nëpër studio, që të trajtohesh ndryshe nga sistemi i drejtësisë. Këto veprime, përveç që janë të papranueshme, edhe i inkurajojnë dhunuesit që të vazhdojnë me veprime të dhunshme, sepse therë në këmbë nuk i mbetet. Mjerim!”, ka shkruar Haxhiu.
Dje u raportua se Valon Syla u ndalua për 48 orë nga policia nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj partneres së tij.
The post Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën appeared first on Kosovapost.net.