Haxhiu i quan shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve për ish-krerët e UÇK-së

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka quajtur shpifje pretendimet se kjo ministri i ka ndalur fondet për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë i ka përmbyllur të gjitha obligimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe prandaj sipas saj ato çfarë thuhen nuk qëndrojnë.

“…për mbrojtjen e personave që po qëndrojnë në Hagë. Krejt obligimet tona i kemi përmbyllur dhe të gjithë ata që thonë se ministria i ka ndalur fondet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, po shpifin sepse kjo nuk qëndron”, ka thënë Haxhiu.

The post Haxhiu i quan shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Kosovapost.net.