Ministrja në detyrë e drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Ladomir Llaban, dyshohet se është pjesë e shërbimit sekret serb, Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA).
“Sipas informacionit që kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, e njohur si BIA”, u shpreh ajo në një konferencë për media, transmeton klankosova.tv.
“Ladomir Llaban ka qenë pjesë e doganave të Serbisë, zyrtar në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave të bëra publike, ai është përfshirë në aktivitete kriminale dhe korrupsion dhe në një rast është dënuar me 6 vite heqje lirie. Ky rast besohet të jetë momenti kur BIA ia ka afruar bashkëpunimin”, tha Haxhiu.