Haxhiu futet me shpejtës brenda Kuvendit, s’iu tregon gazetarëve nëse i kanë 61 vota për t’u zgjedhur kryekuvendare

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë dhe e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka arritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës.

Ajo iu është shmangur gazetarëve dhe s’ka dhënë përgjigje në pyetjet e tyre se ai ka siguruar votat për t’u bërë kryetare e Kuvendit.

Haxhiu është futur brenda Kuvendit me shpejtësi./Express/