Haxhiu: E rëndësishme që Kushtetuesja të deklaron sa më parë dy lëndët

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe e propozuara për kryetare të Kuvendit nga Vetëvendosje ka thënë se është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese ta marrë vendim sa më parë lidhur me lëndën e dërguar nga opozita për votimin e fshehtë, por edhe atë të dërguar nga VV-ja lidhur me pretendimet e tyre për manipulim të votave të diasporës nga LDK.

Ajo ka thënë se ndjeshmëria dhe rëndësia e tyre e bën që për këto dy lëndë të ketë vendim sa më parë.

“Mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, duke parë rëndësinë, urgjencën ta thotë fjalën e saj si për lëndën e parë dhe të dytë”, ka thënë Haxhiu të shtunën pas dështimit edhe të një seance për konstituimin e Kuvendit.

Ajo është shprehur se janë të gatshëm të kontribuojnë për tejkalimin e kriza, duke thënë se do të marrin pjesë në një takim të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

“Jemi shumë të hapur të marrim pjesë edhe në takimin veç e veç me liderët e partive dhe presidenten Osmani. Jemi shumë të hapur të kontribuojmë gjithçka që varet nga ne me qëllim të konstituimit të Kuvendit” ka thënë ajo./teve1.info/

The post Haxhiu: E rëndësishme që Kushtetuesja të deklaron sa më parë dy lëndët appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.