Ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ish-ambasadorit holandez, Robert Bosch pasi i njëjti shfaqi mbështetje për protestën e sotme të OVL-UÇK-së.
Haxhiu ia kujton një rast Boschit kur ai kishte kërkuar dorëheqjen e saj.
“Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale.
Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik.
Shumë mirë, por me vonesë” shkruan Haxhiu në reagim.
The post Haxhiu – Boschit: A të kujtohet kur kërkoje dorëheqjen time? appeared first on Kosovapost.net.