Haxhiu: Arr*estohet dhe pezullohet një oficer korrektues për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë

Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, një oficer korrektues është pezulluar nga puna dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar lidhur me këtë çështje ka arritur në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

Haxhiu ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në institucionet korrektuese të vendit.

The post Haxhiu: Arr*estohet dhe pezullohet një oficer korrektues për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë appeared first on Kosovapost.net.