Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë zyrtare në PZAP për një shkelje serioze, që sipsaj tij, rrezikon integritetin e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se ligji e thotë se fletëvotimet me postë pranohe vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00, por sipas tij KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor.
Haxhiu thotë se kjo nuk është çështje teknike, por është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit
“Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:
Sot kam dorëzuar ankesë zyrtare në PZAP për një shkelje serioze që rrezikon integritetin e zgjedhjeve.
Ligji është i qartë. Fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00. Megjithatë, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor. Kjo nuk është çështje teknike. Është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit.
Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet.
Kjo paligjshmëri ka prodhuar pasoja konkrete. Ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe në renditjen e kandidatëve.
Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë.
Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme.










