Haxhiu: 25 vjet pasluftës Kurti po iu thotë ish-partive opozitare me mua ose me Listën Serbe

Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti po e përdor Listën Serbe për t’i thënë ish-partive opozitare që ose me mua ose me atë.

Ndërkaq, Haxhiu thotë se “opozita nuk po ka guxim ta ndërtojë strategjinë e vetë”.

Ai ka thënë se kushdo që e merr pushtetin pas Kurtit do ketë probleme serioze me faktorin ndërkombëtar për atë që Kurti ka bërë.

Për PDK-në Haxhiu ka thënë se po krijon një kauzë që me VV të ndërtojë rrëfimin e ri politik.

“Strategjikisht PDK po ndërton një kauzë të veten që më Vetëvendosjen ta ndërtojë rrëfimin e ri politik”, ka thënë Haxhiu.