Grupi i haxhilerëve të Kosovës po vazhdon me kryerjen e riteve për të përmbushur këtë obligim fetar.
Gjatë kryerjes së këtyre riteve, ajo që bije në sy është se vazhdimisht ata mbajnë lart flamurin e Republikës së Kosovës.
Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fotografi dhe video ku shihet haxhilerët e Kosovës duke e përmbushur obligimin fetar.
“Haxhilerët tanë, pas qëndrimit dhe mbledhjes së guralecëve në Muzdelife, janë nisur në grupe-grupe drejt Minas dhe xhemerateve për ta kryer ritualin e gjuajtjes simbolike të shejtanit me gurë”, është thënë në një njoftim të BIK-ut.