Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale, Januzi e Bahtijari me dy vite

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burgim nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë.

Shala është dënuar edhe me 500 euro gjobë.

Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë pajtuar që si zhdëmtim për viktimën 1 të paguajnë 500 euro.

Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë, Shala ishte pajtuar me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari ishte pajtuar se, në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apeli ndaj vendimit.