Hasani rrëfen kushtet e tmerrshme në Burgun e Dubravës: Publikimi i një libri më të pavërteta është vrasje për së dyti

Ish-i burgosuri politik Nait Hasani ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për përjetimet e tij në Burgun e Dubravës, duke rrëfyer për kushtet në të cilat mbaheshin të burgosurit gjatë luftës.

Duke kujtuar atë periudhë, Hasani përshkroi mungesën e kushteve më elementare për jetesë dhe mënyrën e vështirë me të cilën përpiqeshin të mbanin higjienën personale në burg.

“Brenda Burgut të Dubravës me një bic jena rru nga 20 ose 30 vetë, me të i kena hekë edhe floktë për të mbajtur pastertinë.”, u shpreh ai.

Hasani shprehu edhe zhgënjim të thellë për, siç tha, përpjekjet për ta paraqitur në mënyrë të shtrembëruar atë që ka ndodhur në Burgun e Dubravës, duke thënë se publikime të tilla e prekin rëndë.

“Tash një i joni me publiku libër me të pavërteta është vrasje për së dyti e të burgosurve dhe njerëzve tanë aty”, deklaroi Hasani.