Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të pranojë në listë Fatmir Limajn.
Ai ka kërkuar nga i pari i PDK-së që të përdor autoritetin dhe përgjegjësitë politikë për unitet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hasani ka shkruar se këtë bashkim po e kërkojnë ushtarët, qytetarët, simpatizantët dhe elektorati politik i PDK-së.
“Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë, ne doren tende eshte bashkimi dhe fitorja me 28 dhjetor, Bedri Hamza. Ne frymen e Unitetit dhe te bashkimit te forcave per fitore ne zgjedhjet e 28 dhjetorit, kerkoj nga Kryetari i PDK zoti Bedri Hamza te perdor autoritetin dhe pergjegjesit politike te tij si kryetar dhe kryesia e PDK-se te miratoj, qe ne gjiun e saj te pranoj shkrirjen e Fatmir Limajt si pjese te saj. Bashkimin dhe shkrirjen e kerkon koha e rrethanat politike te kohes neper te cilen po kalon Kosova”, ka shkruar ia, duke dhënë detaje tjera.
“Bashkimin dhe unitetin e forcave te copezuara te PDK-se sot po e kerkojne ushtaret, qytetaret, simpatizantet dhe elektorati politik i PDK-se. Bashkimi bene Fuqi, hajde kryetar bene hapin me frymen e unitetit bene bashkimin. Une jam per bashkim sepse mendoj te bashkuar sot jemi me te forte para cdo sfide per te ardhmen e vendit. Kjo eshte fotografi e shkrepur në Kleçkën heroike ku na bashkoj lufta per liri e ku janë arritur fitore të mëdha për Kosovën”, ka shkruar ai.











