Hasani: Kurti s’mund ta zvarrisë formimin e institucioneve të reja

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në mënyrë që të formojë qeverinë e re, duhet medoemos të bëjë koalicion me Listën Serbe.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se kryeministri aktual Albin Kurti, s’mund ta zvarrisë formimin e institucioneve të reja.

Hasani shpjegoi se çka parasheh Kushtetuta.

“Ajo është e pamundur. Ose provokohen zgjedhjet e reja ose nuk mund ta shtyesh deri në tetor. Ajo punë s’mund të ndodh se jep përgjegjësi presidentja”, tha Hasani.