Hasani: Kurti më tha, do të shkoj ta shoh Hashim Thaçin në Hagë, Thaçi pranoi, Kurti gënjeu

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani për Gazeta Blic duke argumentuar se përse nuk e voton Kurtin për Kryeministër ka rrefyer një episode shumë interesant me të. Hasani tha se në Zyrën e tij Kurti i kishte thënë që ta njoftonte me procedurat, për të shkuar në vizitë te Hashim Thaçi në Hagë, pasi ky i fundit sipas Hasanit, kishte pranuar një vizitë të tillë pas insistimit të vet Hasanit, se do të ishte mirë për vendit që kjo vizitë të ndodhte.

“Kurti më ka mashtru, mu drejtpërdrejt në takimin që kisha me të. Kam qenë në vizitë në Hagë, kam kërku nga PRESIDENTI Thaçi që ta pres në takim Kryeministrin e Kovoës, i cili ka pajtu, për hirë të shtetit, si Kryeministër. I kam thanë Kurtit, je Kryeministër i Kosovës, të takon ta shohësh Thaçin si vlerë e luftës, si UÇK, si qëndrim i Kosovës për ato vlera. Tha po. Do të shkoj. Fjalëpërfjalë në zyrëne tij. Do të shkoj më tha, cilat janë procedurat. Kjo ndodhi para se të fillonte procesi i gjykimit në nëntor të 2023-ës. Më pyeti për procedurat. I thash shko para se të filloj procesi më 3 prill. Më tha po i shohim pra proccedurat cilat janë, dhe do të shkoj. Nuk e kam takuar më, as mesazh. Më zhgënjeu, e mashtroi vetën, mua më qiti në pozitë të keqe. Unë kisha qëllim, ai e mashtroi qëllimin. Ai është mosmirnjohës, nuk e meriton votën time. Nuk e votoj në asnjë formë Kurtin.” – ka thënë Hasnai.

Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht