Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mos certifikimin e Albin Kurtit si kandidat për deputet.
Hasani i quan të padrejta sulmet ndaj kryetares së KQZ’së.
“Jam çudit dje, pse duhet të sulmohet Valdete Daka. Kjo është qesharake”, tha Hasani në Pressing.
Por a duhet Albin Kurti të lejohej për të kandiduar për deputet?
“A duhet a s’duhet ka vendosur Gjykata Kushtetuese?’, tha Hasani.
“Nuk mundesh me i krijuar rregullat e lojës, e me i ndërruar rregullat gjatë lojës”, theksoi Hasani.