Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se si mund të dilet nga situata aktuale.
Nëse nuk ka vullnet politik për tejkalimin e këtij ngërçi, ai ka thënë se zgjidhja duhet kërkuar në Kushtetuese.
Sipas tij, në Kushtetuese mund të dërgohen çdo votim që bëhet në Kuvend.
“Këta po mendojnë se vetëm vendimi formal mund të dërgohet në Kushtetuese, por jo. Vendim është çdo votim i kuvendit “për”, kundër apo abstenim. Të gjitha ato janë vendime. Për të gjitha ato çdoherë ec afati 8 ditor prej ditës kur merret. Sepse ai është vendim për të cilin votohet. Dhe tash këtu vendim për të cilin votohet është refuzues deputete me plotë të drejt nuk dojnë me marrë pjesë në kasosin që ka krijua z. Dehari”, ka thënë ai në një intervistë për Euro News Albania.
Ai ka treguar se çështjen në Kushtetuese mund ta dërgojë presidentja, Avokati i Popullit apo disa deputetë.
Hasani ka treguar se si mund të kthehet në binar seanca konstituive.
Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm nëse veprohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Me e kthy çështjen në agjendës siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta e Kosovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. E ajo agjendë është caktuar me 8 prill. Me e caktu një kandidat, pra zonjën Haxhi, nëse disa herë nuk zgjidhet, me i mbledh vendimet dhe me e adresu çështjen në Gjykatë Kushtetuese, nëse nuk ka vullnet politike. Këtu dy rrugë janë, ose vullneti politik ose Gjykata Kushtetuese. Nuk mund ta zgjedh askush tjetër”, ka thënë ai.