Në “MHPArena” në Stuttgart, po luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë, e cila nga sot e tutje do të mbajë emrin e legjendës “Franz Beckenbauer. Në finale luajnë fituesja e Kupës së Gjermanisë në sezonin e kaluar, që ishte Stuttgart dhe fituesi i Bundesligës, Bayern.
Bavarezët gjetën golin e avantazhit në minutën e 17-të, me të zakonshmin Harry Kane. Anglezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIKANE
Bayern ka dy arsye të themi pse e do me patjetër fitoren sonte ndaj Stuttgart. Së pari, sigurisht për trofeun e Superkupës, aq më tepër pas emrit që ai do mbajë tani e në vazhdim dhe së dyti një lloj “hakmarrje” ndaj Stuttgart, për shkak të Nico Woltemade.
Bayern ka dërgyar dy oferta zyrtare për Woltemade, e fundit arrinte deri në 60 milionë euro, por Stuttgart ka refuzuar dhe kërkon 70 milionë euro.
The post Harry Kaneeee! Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart appeared first on Telesport.