Harry Kane “zbret nga froni” Gerd Muller, vendos rekordin e tij të ri në Bundesligë

Harry Kane shënoi një tjetër “hat-trick” për Bayern Munich në fitoren 5-0 ndaj Stuttgart, në Bundesligë. Ky ishte “hat-trick” i 10-të i Kane në Bundesligë, që nga mbërritja e tij te bavarezët më 2023.

Ai e arriti këtë shifër në vetëm 76 ndeshje, pra ka mesatarisht një “hat-trick” çdo 7.5 ndeshje. Kane theu kësisoji rekordin e mëparshëm të Gerd Muller, i cili arriti 10 “hat-trick” në 161 ndeshje.

Për krahasim, Mario Gomez e realizoi këtë në 187 ndeshje, ndërsa Robert Lewandowski arriti 10 “hat-trick” në 324 ndeshje të Bundesligës. Performanca e Kane tregon efikasitet jashtëzakonisht të lartë, duke e vendosur atë menjëherë mes legjendave më të mëdha të Bundesligës dhe konfirmuar si një nga sulmuesit më të frikshëm të epokës moderne.

The post Harry Kane “zbret nga froni” Gerd Muller, vendos rekordin e tij të ri në Bundesligë appeared first on Telesport.