Harry Kane vlerësoi trajnerin Vincent Kompany: Ai nxori më të mirën nga unë

Sulmuesi anglez Harry Kane po kalon një periudhë të artë te Bayern Munich dhe për këtë vlerëson ndër të tjera edhe trajnerin Vincent Kompany.

Kam një mendim të lartë për të, që nga mënyra se si na trajton ne lojtarëve, deri te mënyra se si stërvitemi dhe përgatitemi për ndeshjet”, u shpreh Harry Kane.

Vincent është një shembull i përsosur se si duhet të sillet një ekip. Ai nxori më të mirën tek unë”, deklaroi sulmuesi anglez, që ka realizuar 113 gola në 119 ndeshje zyrtare me bavarezët.

Në fund, Harry Kane shton: “Kompany nxori nga unë edhe guximin për të bërë presion të lartë, mosfrikën nga duelet individuale, mentalitetin, dominimin. Ai na dha të gjithëve besim të madh.”

The post Harry Kane vlerësoi trajnerin Vincent Kompany: Ai nxori më të mirën nga unë appeared first on Telesport.