Harry Kane: Të lumtur por ishte një ndeshje e vështirë, lojtarët e stolit bënë diferencën

Dy golat e sulmuesit Harry Kane në 20 minutat e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren Anglisë, që mposhti 2-0 Shqipërinë në “Air Albania”, duke e mbyllur fazën e grupeve të eliminatoreve të botërorit me pikë të plot.

Tetë ndeshje, tetë fitore dhe tetë ndeshje pa pësuar gol, ndërkohë që Kane tregoi edhe një herë se është një golashënues që nuk fal. Pas ndeshjes, ai komentoi për mediat britanike fitoren, duke pranuar se “3 luanët” sot vuajtën shumë

Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Na u desh të djersinim shumë që t’i mposhtnim dhe e bëmë këtë, duke përfunduar me një fitore 2-0 dhe një tjetër ndeshje ku nuk pësuam gol. Për këtë arsye, jemi vërtet të lumtur”, tha Kane.

Nëse do të shkosh larg në një turne, ke nevojë për të gjithë skuadrën. Kjo është ajo që është futbolli, jo vetëm njëmbëdhjetëshja që fillon ndeshjen. Ne kemi nevojë për të gjithë. Djemtë që hynë sot bënë një ndryshim të madh”, shtoi Kane.

The post Harry Kane: Të lumtur por ishte një ndeshje e vështirë, lojtarët e stolit bënë diferencën appeared first on Telesport.