Harry Kane udhëheq i vetëm në renditjen e “Këpucës së Artë” europiane. Goli kundër Leipzig i lejon anglezit të distancohet nga norvegjezi Erling Haaland dhe të qëndrojë përpara Kylian Mbappé. Serie A mbetet jashtë “top-20”. Lautaro Martinez, kryegolashënuesi i kampionatit italian, ka shënuar vetëm 11 gola dhe pozicionohet i 22-ti në këtë renditje.
Sistemi i pikëve llogaritet duke shumëzuar golat me koeficientin e UEFA-s, që ndryshon sipas kampionatit: 2 pikë për 5 ligat më të mira (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë); 1.5 pikë për kampionatet nga vendi 6 deri 22 (Holanda, Portugalia, Belgjika, Norvegjia etj.); 1 pikë për të tjerat.
Ja renditja aktuale:
1.Harry Kane (Bayern Monaco) 42 pikë
2. Erling Haaland (Manchester City) 40
3. Kylian Mbappé (Real Madrid) 38
4. Igor Thiago (Brentford) 32
5. Darko Lemajic (RFS) 28
6. Vedat Muriqi (Mallorca) 28
7. Ayase Ueda (Feyenoord) 27
8. August Priske (Djurgardens) 27
9. Daniel Karlsbakk (Sarpsborg) 27
10. Ibrahim Diabate (GAIS) 27
11. Klaemint Olsen (NSI Runavik) 26
12. Vangelis Pavlidis (Benfica) 25.5
13. Kasper Hogh (Bodo/Glimt) 25.5
14. Nahir Besara (Hammarby) 25.5
15. Franculino (Midtjylland) 24
16. Leo Walta (Sirius) 24
17. Mason Greenwood (Marseille) 24
18. Aleksandar Katai (Crvena Zvezda) 22.5
19. Luis Suarez (Sporting CP) 22.5
20. Dan Biton (Hapoel Be’er Sheva) 22.5
21. Stefan Ingi Sigurdarson (Sandefjord) 22.5
22. Lautaro Martinez (Inter) 22
23. Ferran Torres (Barcelona) 22
The post Harry Kane kryeson garën e “Këpucës së Artë” europiane. Serie A, jashtë “top 20” appeared first on Telesport.









