Harry Kane vazhdon të mahnisë në aventurën e tij bavareze. Që nga ardhja e tij në Bundesligë, sulmuesi anglez ka arritur 100 kontribute për gol në 76 ndeshje me Bayern Munich: 79 gola dhe 21 asistime. Vetëm në tri sezonet e fundit ka shënuar 79 gola dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të futet mes golashënuesve më të mirë të huaj në historinë e kampionatit gjerman.
Lista e legjendave është mbresëlënëse. Robert Lewandowski dominon me 312 gola, pasuar nga Claudio Pizarro (197), Giovane Élber (133) dhe Vedad Ibisevic (127). Aíton (106) dhe Stéphane Chapuisat (105) mbyllin tabelën e referencave historike mbi Kane, i cili ka synim të afrohet sa më shumë në krye me kontributet e tij për gola.
Në total me bavarezët, Harry Kane ka arritur 140 kontribute direkte për gola në 118 ndeshje, duke kombinuar golat dhe asistimet. Por Kane nuk mbledh thjesht statistika, ai i demonstron në çdo ndeshje. Në ndeshjen e fundit kundër Stuttgart hyri në fushë në minutën e 61-të dhe brenda 5 minutash shënoi golin e parë të “hat trick” të tij.
Me këtë ritëm, Kane jo vetëm që synon rekorde individuale, por po bëhet edhe një shtyllë e rëndësishme e Bayernit, i aftë të vendosë rezultatin në pak minuta dhe të afrohet rrezikshëm me kryesimin e golashënuesve historikë të huaj në Bundesligë.
The post Harry Kane “kërcënon” kryesimin e golashënuesve historikë të huaj në Bundesligë appeared first on Telesport.











