Harry Kane vlerësoi fitoren 2-0 ndaj kundërshtarit belg dhe reagimin e skuadrës së tij: “Ishte një fitore e rëndësishme. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Në pjesën e parë ishim pak të pasaktë me topin dhe nuk kishim energji të mjaftueshme pa top”.
Sulmuesi anglez shtoi se ndryshimi ishte i qartë pas pushimit: “Në pushim ishte e qartë që donim të dilnim me më shumë intensitet dhe e treguam këtë”.
Për rrjedhën e ndeshjes: “Shënuam në momentin e duhur, patëm pak fat të keq me kartonin e kuq, por gjithsesi e kontrolluam ndeshjen edhe me një lojtar më pak. Në përgjithësi ishin tri pikë të mira”.
Për objektivin: “Është e rëndësishme që u kualifikuam në 1/8 finale. Vitin e kaluar nuk ia dolëm dhe shkurti ishte shumë i ngarkuar. Jemi krenarë. Na ka mbetur edhe një ndeshje dhe duam ta mbyllim sa më lart”.
The post Harry Kane: Fitore e vuajtur, por e rëndësishme. U kualifikuam në 1/8 finale të Champions-it appeared first on Telesport.









