Harrojeni gjeniun e stolit, në Francë po i mhanit Luis Enrique-mania: “Gjyshi hiperaktiv”

Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, në moshën 55-vjeçare stërvitet me intensitetin e një sportisti profesionist. Që nga mbërritja në Paris më 2023, asturiani ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për fitimin e Champions League, por edhe formën e tij fizike mbresëlënëse.

Immagine

Mediat e quajnë “gjyshi hiperaktiv”, pasi frekuenton rregullisht palestrën, merr masa me fizioterapistët dhe nuk lejon asnjë lëndim ta ndalë. Rëzimi me biçikletë në shtator ia reduktoi paksa stërvitjen, duke e bërë të thoshte me humor: “Jam më shumë gjysh se sportist elitar, por jam shumë aktiv. Sporti është pjesë e identitetit tim”.

Dieta e tij është e planifikuar me kujdes: kafe, vakte të ekuilibruara me perime dhe produkte natyrale. Pavarësisht disiplinës, ia lejon vetes disa kënaqësi, si një shishe e mirë vere dhe daljet e rralla në restorante pranë zonës së tij të preferuar në perëndim të Parisit. Ky kombinim i perfeksionit fizik dhe inteligjencës taktike po e udhëheq PSG drejt sukseseve të reja.

The post Harrojeni gjeniun e stolit, në Francë po i mhanit Luis Enrique-mania: “Gjyshi hiperaktiv” appeared first on Telesport.