Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skocisë për Botëror (VIDEO)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dalë në përkrahje të “Dardanëve” në ndeshjen finale me Turqinë në kuadër të play-offit për Kupën e Botës.

“Pres me padurim ndeshjen këtë mbrëmje dhe shpresoj vërtetë që Kosova do t’i bashkohet Anglisë dhe Skocisë këtë verë”.

“Hajde Kosovë, forca Kosovë”, shkroi ndër të tjera Hargreaves në Facebook. /Klankosova.tv