Hargreaves pas takimit me Osmanin: Shteti para interesave partiake

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka treguar se në takimin me të parën e vendit, Vjosa Osmanin, ranë dakord që pasojat e një ngërçi politik të vazhdueshëm do të ishin të rënda për Kosovën dhe popullin e saj.

 

Ambasadori Hargreaves, ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike që ta vendosin vendin mbi interesat partiake për ta gjetur një zgjidhje.

“Isha mirënjohës për takimin tim me Shkëlqesinë e Saj, Presidenten, dje. Ne ramë dakord që pasojat e një ngërçi politik të vazhdueshëm do të ishin të rënda për Kosovën dhe popullin e saj. E përgëzova Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për të zgjidhur ngërçin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe theksova përgjegjësinë e të gjitha partive politike për ta vënë vendin mbi interesat partiake për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves.

The post Hargreaves pas takimit me Osmanin: Shteti para interesave partiake appeared first on Kosovapost.net.