Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua sot me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.Ai tha se në takim kanë diskutuar për partneritetin e ngushtë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe nevojën urgjente për formimin e Kuvendit.
Hargreaves thotë se mes të tjerash u diskutua edhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
“Ishte kënaqësi të takoja presidenten Osmani sot. Biseduam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe diskutuam nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërin dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë multietnike” u shpreh ai.
The post Hargreaves: Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.