Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sørensen.
Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, tha se ka çmuar rolin e tij dhe të BE-së, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e një partneriteti të fortë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sukseset e Kosovës dhe të gjithë rajonit.
“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion.” – ka shkruar Haradinaj.