Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.
Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ia shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.
Në postimin e tij në Facebook, i pari i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shtetev sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Statusi i plotë:
Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.