Përpos punës të cilën ka, kryeministri Ramush Haradinaj asnjëherë nuk largohet nga ushtrimet fizike.
Haradinaj është pothuajse tërë kohën në palestër, por duke mos lënë anash edhe ecjen dhe vrapimin në bjeshkë të ndryshme të Kosovës.
Madje ushtaraku i pasionuar pas arteve marciale s’e ka tradhtuar zakonin e tij të vjetër të stërvitjes as pas marrjes së postit të udhëheqësit të qeverisë.
Së fundi, Haradinaj është parë në një fotografi në të cilën tregon muskujt e formësuar falë aktiviteteve sportive përderisa nu heziton të pozojë si “Bodybuilder”.
Të paktën kështu duket në një foto të fundit të postuar në Instagram nga një mik i tij.
Menaxheri i Zone Club, Petrit Kollokoqi, ka publikuar foto me Haradinajn, ku kryeministri shihet tek pozon si “bodybuilder”.
“T’u fiskulltu për çashtjet e mramta. A ka kush që çon ma ron?”, thuhet në përshkrimin e fotos.