Haradinaj thotë se Vjosa Osmani “nuk na respektoi” dhe vendosi qysh deshti Vetëvendosje

Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konstatoi “mosrespekt” nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, ndaj partive që përbënin shumicën shqiptare në kërkesat e tyre për datën e zgjedhjeve 21 dhjetor, dhe vendosi në pajtim me VV-në.

Haradinaj në Klan Kosova tha se Osmani hyri edhe në tema “që nuk janë të saj” në interpretimet për diasporën dhe kë preferojnë ose jo në zgjedhje

“KQZ është institucion që ekziston vetëm për zgjedhje, nuk ka punë tjetër, e obligon ligji. Ata e dinë që çdo kohë për 30 ditë mund të shpallen zgjedhjet. Ata asgjë nuk i befason nëse është 30 ditë. E luta Presidenten që ta ketë këtë mirëkuptim, ne jemi shumica parlamentare shqiptare.

Ata që nuk i patën votat për qeveri i kërkuan 28, ne shumica kërkuam 21. Fitoi VV, Vjosa u dha të drejtë. Flet vet data, ajo e ka pas mundësinë me vlerësu palën tjetër, edhe arsyetimet tona. Ne kemi përvoja edhe dimë, ka mujt me na respektu si opozitë e shumicë. Sepse ne jemi shumica, nuk na respektoi presidentja, Ajo s’duhet mu lëshu në aso interpretime, nuk është logjikshme ajo me hy në ato interpretime. E bëni një lëshim të panevojshëm. Ka mujt me thanë veç diskrecioni është i imi, e jo me hy në debate mes partive, se nuk është temë e saj”, tha Ramush Haradinaj.