Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar gjeneralin Tod D. Wolters, komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë.
“Potencova se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj pas takimit, njofton Klan Kosova.
“Kosova, në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, është e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga aleatët tanë”.
“Mirënjohës grave dhe burrave që në misionin e NATO-s, KFOR, tani e dy dekada shërbyen për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë në Kosovë”.