,

Haradinaj: Rexhepin s’do ta kujtojmë vetëm si kryeministër, por si një shqiptar të madh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në trevjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka thënë se Rexhepi iu përgjigj thirrjes së atdheut, e mbeti në histori si një prej mjekëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai pati guximin të merrte përgjegjësi në rrethana aspak të lehta, kur vendi i sapo dalë nga lufta po përballej me sfida të shumta, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve të para demokratike”.

“Si personalitet, u shqua për fisnikërinë, përkushtimin e profesionalizmin e tij. Nuk do e kujtojmë vetëm si kryeministër, por si një shqiptar të madh, kontribues për liri dhe ndërtues i paqes në vend”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2006734812784256

Related Posts