Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, premtoi nga Meja se qeveria që drejton do të bëjë më shumë për t’i dhënë respektin e merituar familjarëve të të pagjeturve.
“Qeveria e vendit do t’i kryejë detyrat e veta duke i dhënë respektin e merituar familjarëve të të pagjeturve”, deklaroi Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit kosovar premtoi se familjet do të kenë përkrahje të duhur e të dinjitetshme institucionale.
Sipas tij, tashmë po rregullohet edhe përkrahja e shoqatave me ligj.
Kryeministri Haradinaj së bashku me krerët e tjerë të vendit morën pjesë në tubimin për nder të 20-vjetorit të Masakrës së Mejës./KosovaPress/