Haradinaj pyet publikisht Vjosa Osmanin: A e pyete Kurtin a i ka 61 vota?

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj  tha se nëse Albin Kurti si mandatar për formimin e qeverisë nuk i pati votat, situatë e njëjtë është edhe me të mandatuarin e sotëm Glauk Konjufca nga presidentja e vendit.

Haradinaj tha se kjo situatë është një humbje kohe, e planifikuar nga Kurti që vendi të shkojë në zgjedhje në fund të vitit.

“Duket se është  në vijë me zotin Kurti dhe vet fakti që pasi e dominoi Galukun ajo i ftoi kryetarët e partive opozitare, kjo le me dyshu se nuk ka ndonjë ndryshim qëndrimi. Në takimin me presidenten të gjithë këna thënë se nuk do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri dhe nuk kam pa ndonjë ndryshim .Nëse zoti Kurti nuk i kishte numrat i bie që edhe situata me Glauk Konjufcën është e njëjtë”, tha Haradinaj në “Rubikon” në Klan Kosova.

Ndër tjerash, Haradinaj tha se nuk e kupton se në çfarë forme presidentja Osmani mori të drejtën me dhënë mandatin.

Ai pyeti publikisht presidenten Vjosa Osmani nëse e pyeti Kurtin a i ka 61 vota.