Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka takuar përfaqësuesit e Federatës së Zjarrfikësve.
“Si Qeveri kemi punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve, të lënë peng prej vitesh dhe kemi marrë vendime, në përmbushjen e kërkesave që kanë pasur, siç është ndarja e mjeteve prej 600 mijë eurosh për pagesën e orëve shtesë, puna në projekt-ligjin e ri të Financave të Pushtetit Lokal dhe rregullimi i shumës së rrezikshmërisë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
“Puna më e madhe për zjarrfikësit është bërë në Ligjin e ri për pagat, ku ata janë pozicionuar denjësisht me paga meritore, derisa tani do të punojmë për adresimin e të gjitha kërkesave të tjera”.