Haradinaj pret Gjeneralin Timothy Orr në seli – e nderon me medalje për kontributin ndaj Kosovës

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e AAK-së,  Gjeneralin Timothy Orr.

Haradinaj ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Gjeneralin Orr, duke e quajtur atë një ushtarak shembullor që ka shërbyer me përkushtim jo vetëm për vendin e tij, por edhe për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, në një kapacitet të ri për Gjeneralin, si anëtar i bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (RIT), një institucion kredibil që kontribuon në ngritjen e kuadrove profesionale në vend.

Gjeneralin Orr pata kënaqësinë ta pres në selinë e re të Aleancës, ku bashkë kujtuam të kaluarën tonë të përbashkët dhe diskutuam për planet për të ardhmen. Në nderim të kontributit të tij të çmuar, pata nderin t’i ndaj medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, të cilën ai e pranoi me kënaqësi”, shkroi tutje Haradinaj.