Haradinaj premton: Nëse e udhëheqi qeverinë, prioritet do të jetë partneriteti me ShBA-në

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga radhët e AAK-së e Nismës, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Duke folur për Reporterin, Haradinaj ka vlerësuar se ka një shqetësim për veprimet e pakordinuara të Kosovës në fushën e sigurisë.

“Ekziston një shqetësim për Kosovën se nuk është në linjë me politikën amerikane, ekziston një shqetësim për veprimet e pakoordinuara të Kosovës në fushën e sigurisë me ta, edhe kanë shqetësim për agjendën e kryeministrit të vendit, pra të Kurtit, e shprehin atë, sipas tyre agjendë të paqartë të dyshimtë, kjo është e vërteta” – ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka dhënë një premtim.

Unë kam dhënë vizionin tim si do të shkojë përpara marrëdhënia jonë me Amerikën, pas zgjedhjeve, pas krijimit të Qeverisë nga ne, nga opozita, nëse e udhëheqi unë Qeverinë prioritet do ta kem parteritetin strategjik me SHBA-të, pra me kthy në proces dhe me vendos marrëdhënien e tillë, njëkohësisht ajo që dihet, anëtarësimi direkt në NATO. Janë mirëpritur këto qëllime të mijat, dhe angazhimi im në to, por ka qenë një shqetësim i theksuar për situatën me Qeverinë, kryeministrin”, ka thënë Haradinaj.